Drejtorët e drejtorive komunale mbajtën takim me ekspertët e USAID-it

Sot, drejtorët e drejtorive komunale të Komunës së Rahovecit mbajtën një takim të rëndësishëm pune me ekspertët e angazhuar të USAID-it. Ky takim synon forcimin e performancës dhe avancimin e cilësisë së punës.

Gjatë takimit, u diskutua për nevojën e rritjes së praktikave të mira në realizimin e projekteve dhe përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Komuna e Rahovecit shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe përpjekjet për të ndihmuar në avancimin e standardeve të qeverisjes lokale, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …