leoni

Drejtori Bajrami vizitoi biznesin e kalërimit “Berti Ranch” në Prelez të Muhaxherëve

Investimi i mërgatës në krijimin e bizneseve të ndryshme në Kosovë po jetësohet çdo ditë. I tillë është edhe biznesi i kalërimit, biznes ky familjar i familjes Mihalica në Prelez të Muhaxherëve të komunës së Ferizajt me pronarë bashkatdhetarin Gëzim Mihalica. Për të parë nga afër këtë biznes, doli drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në komunën e Ferizajt Burim Bajrami. Ai vizitoi këtë biznes, i cili është investim nga kursimet e bashkatdhetarit Mihalica që këto mjete financiare t’i investoj në vendlindje, për ta zhvilluar këtë biznes, të rrallë, e ku drejtori Bajrami u zotua për mbështetje të këtij biznesi, me mundësitë që ka Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj.

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …