Brickos

Drejtori Emini takoi drejtues të LMT-së

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takim drejtues të LMT-së të KFRO-it amerikan Zacher Salmos si dhe Alvarez Manuel. Me këtë rast drejtori Emini këta të fundit i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçante i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt i cili është njëri ndër qytete më te qeta në gjithë Republikën e Kosovës. Nga ana tjetër drejtuesit e LMT-së janë shprehur falënderues drejtorit Emini për pritjen e bërë, duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ishte ky takimi i parë mes drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini me përfaqësuesit e LMT-së së KFOR-it amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …