Drejtori i Bujqësisë në komunën e Rahovecit Berat Duraku ka vizituar disa fermerë

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Rahovecit Berat Duraku ka vizituar dhjetëra fermerë të komunës së Rahovecit, me të cilët ka biseduar për mundësitë që bujqësisë t’ia hapim horizontet e reja të zhvillimit. Fermerët e bujqit janë punëtorët më të vyeshëm e më të respektuar në Rahovec. Komuna e Rahovecit, si pak komuna të tjera në Kosovë, bazën ekonomike e ka të ndërtuar mbi bujqësinë, prandaj këtij sektori i japim vendin e nevojshëm dhe të merituar ka thënë Duraku. Në këtë frymë, drejtori Duraku para fermerëve ka shpalosur disa prej punëve, që si drejtori e Bujqësisë i kanë quar përpara, duke i përfunduar ose që janë në proces të përfundimit, siç janë:

– Kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për vitet 2018, 2019, 2020

– Rritja e buxhetit në 1 milion euro për bujqësi

– Hapja e dy zyrave ku aplikohet për subvencione, në Ratkoc e Krushë të Madhe

– Grantet, hapja e zyrës për konsulencë në hartimin e projekteve

– Serrat, rritja e sipërfaqeve deri në 10 ari

– Shpërndarja e mekanizmit bujqësor

– Ngritja e stallave të vogla për fermerë

– Shpërndarja e laktofrizëve 300 litra dhe 500 litra për blegtorë

– Dhoma ftohëse për ruajtje të perimeve

– Vaksinimi i bagëtive

Si dhe:

– Hapja e rrugëve fushore

– Hapja e kanaleve të kullimit

Me dijen dhe kapacitetin tim politik, do të angazhohem që bujqit e komunës së Rahovecit të kenë kushte edhe më të mira se sot.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …