Drejtori i DKA-së Avni Morina ka vizituar SHFMU “Ardhmëria” në qytetin e Rahovecit

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, Avni Morina ka vazhduar takimet me Këshillin e Arsimtarëve të komunës dhe ka vizituar SHFMU ”Ardhmëria” në qytetin e Rahovecit, ku është pritur në takim nga Këshilli i Arsimtarëve të kësaj shkolle. Drejtori Morina, u shpreh se u takova me mësimdhënësit e mrekullueshëm të SHFMU “Ardhmëria” në Rahovec, shkollë kjo e cila ka mungesa të theksuara në infrastrukturë, por që sukseset asnjëherë nuk i kanë munguar. Gjatë vizitës drejtori Morina dhe Këshilli i Arsimtarëve kanë biseduar  për të gjitha problemet dhe vështirësitë me të cilat po përballen. Nga ky takim është vërejtur se mësimdhënësve të kësaj shkolle nuk u mungon vullneti dhe përkushtimi për ta përmirësuar gjendjen në procesin edukativo arsimor dhe për të korrur suksese të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …