Kuvendi i Kosovës

Drejtori i IKShPK-së dhe ai QKUK-së raportojnë sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të takojnë drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu. Komisioni pritet të njoftohet lidhur me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe gjendjen në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi. Mbledhja do të mbahet në orën 15:00. Ndryshe, mbrëmë janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe janë konfirmuar tre raste me SARS-CoV-2. Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prishtinës tri raste. Ndërsa janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …