Drejtori Stojka ia dorëzon kryetarit Ramosaj planprogramin komunal për përkrahjen e fermerëve me mekanizëm bujqësor

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komuna e Deçanit Rifat Stojkaj, me këtë rast drejtori Stojka, i ka dorëzuar kryetarit Ramosaj planprogramin komunal për përkrahjen e fermerëve me mekanizëm bujqësor. Ky plan program i cili përkrah blegtorinë, bletarinë, pemëtarinë, perimtarinë dhe lavërtarinë, është dëshmi e punës tonë të pandalshme bashkërisht. Bujqësia si një sektor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, në qeverisjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj do ta ketë vëmendjen kryesore, dhe ne jemi zotuar për këtë! Ka thënë drejtori Stojka. Afati për aplikim fillon nga data 11.05.2021 deri me 31.05.2021. Aplikimi bëhet në zyret e Drejtorisë së Bujqësisë në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …