Brickos

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj do të bashkëpunoj ngushtë me Agjencinë “KIESA”

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti me bashkëpunëtorët e tij, është takuar me Drejtorin e Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosove “KIESA”, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Zef Dedaj. Në këtë takim u diskutua për mundësit e bashkëpunimit në mes të Komunës së Ferizajt dhe Agjencisë “KIESA”. Bashkëpunimi pritet të bëhet në këto fusha: Bashkëpunimi për krijimin e kushteve për investitorët e jashtëm, koordinimi për hartimin e politikave ekonomike të nivelit lokal dhe qendror, përkrahje e përbashkët me grante të ndryshme për bizneset e Komunës së Ferizajt, mundësia për pjesëmarrjen e bizneseve ferizajase në panaire të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Po ashtu në kuadër të përgatitjeve që po bënë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal, drejtori Dedaj tha se Agjencia KIESA, do të jetë pjesë e grupit punues për hartimin e kësaj strategjie të dy drejtorët u dakorduan për realizimin e një sere aktivitetesh gjatë viteve në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …