Brickos

Kryetari Latifi, si çdo të enjte edhe sot takoi qytetarët

Kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska, si çdo të enjte edhe sot i kanë takuar qytetarët të cilët kanë caktuar termin për takim. “Takimet me qytetarët e Rahovecit janë gjithmonë në funksion të përmbushjes së qëllimeve, planeve dhe projekteve, të cilat e përmirësojnë cilësinë dhe mirëqenien e përgjithshme të jetës së tyre. Edhe kjo e enjte e takimeve me qytetarë, ishte shumë produktive. Falënderoj të gjithë ata që sot ishin në zyrën time dhe paraqitën këshillat, kërkesat, si dhe vërejtjet që kishin rreth punës sonë”, ka thënë kryetari Latifi. Pritja e qytetarëve apo takimet e drejtpërdrejta me qytetarë mbahen çdo të enjte, nga ora 13:00.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …