Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së dytë të KPF-së në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dytë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 18 mars  2022 (e premte), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

  3. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Menaxhimin e Pasurisë jo Financiare ;

  4. Informatë mbi menaxhimin e aseteve komunale (inventari) për vitin 2021;

  5. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Draft-Strategjisë Komunale për Informim dhe Komunikim 2022-2025;

  6. Shqyrtimi propozim-vendimit për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti”

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të P-71510066-00386 -1, ZK – Pastasel;

  8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të P-71510057- 02172-1, ZK – Rahovec;

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Çifllak;

  10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e morgut për nevojat e komunitetit të fshatit Hoçë e Vogël dhe më gjerë;

  11. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën private – për interes publik;

  12. Informatë për listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;

  13. Shqyrtimi i draft-vendimit për shpalljen e pronave me interes të veçantë;

  14. Informatë mbi zbatimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në Komunën e Rahovecit;

  15. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …