Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Deçan, organizojnë diskutim publik lidhur me ,,Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027 ’’

Në sallën e asamblesë Komunale në Deçan, është mbajt diskutim publik për ,,Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027 ’’, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të komunës së Deçan, ku është diskutuar me theks të veçantë për sektorin e Kulturës dhe të Shëndetësisë. Të pranishëm në këtë diskutim publik ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Leonora Ukëhajdaraj me bashkëpunëtorë të këtij dikasteri, si dhe zyrtar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, artistë, piktorë, njohës të fushës së kulturës si dhe zyrtarë nga kompania e kontraktuar për hartimin e këtij plani ‘Urbis Grup’. Duke i falënderuar për pjesëmarrjen në këtë takim, ani pse ende në kohë Pandemie, Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Leonora Ukëhajdaraj, tha se bashkë me të gjithë kolegët do të mundohemi që të japim kontributin tonë në fushën e kulturës sa i përket ,,Planit Zhvillimor Komunal 2020-2027’’. Ndërsa kryetari Ramosaj, i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen duke bërë të ditur një sërë aktivitetesh që janë anuluar këtë vit, për shkak të Pandemisë, po ashtu tregoj edhe për sfidat që kultura dhe sporti i Deçanit ka kaluar gjatë këtyre viteve, duke bërë të ditur se janë hartuar një sërë projektesh të cilat presim ti realizojmë në fushën e kulturës rinisë dhe sportit në vitet në vazhdim. Gjatë këtij diskutimi janë dhënë edhe vërejtjet dhe rekomandimet nga pjesëmarrësit e këtij diskutimi publik. Vërejtjet dhe sugjerimet të cilat janë me vend, do të inkorporohen në këtë plan, i cili pritet të jetësohet më së largu deri në muajin Korrik 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …