Brickos

Vetëvendosja mbajti manifestimin në Prishtinë në 15-vjetorin e themelimit

Vetëvendosja mbajti manifestimin në Prishtinë në 15-vjetorin e themelimit

Në manifestimin e sotëm të Vetëvendosjes, në Prishtinë, para qindra pjesëmarrësve, ka folur edhe kryetari i kësaj partie Albin Kurti, i cili ka ripërsëritur kërkesat  tashmë të njohura për zgjedhje të re si dhe akuzat për koalicionin qeveritar, për Gjykatën Kushtetuese, kryetarin Thaçi e të tjerë. Deputetja e kësaj partie, Saranda Bogujevci, para turmës së mbledhur kujtoi çlirimin e Prishtinës e themelimin e Lëvizjes. Po ashtu, ajo ka brohoritur para turmës se së shpejti vendi do të shkojë në zgjedhje. “Po në këtë ditë të çlirimit, lindi edhe Lëvizja Vetëvendosje. Jam me fat dhe e nderuar të jem pjesë e saj”, u shpreh Bogujevci. Deputetja, ka kujtuar edhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë, në mesin e tyre, edhe familjarë. “Ka plot arsye sot për të festuar, por nuk po mundemi. Kemi dhënë shumë po nuk jemi aty ku natyrshëm do të duhej të ishim. Për ta gëzuar lirinë do të duhej ta ndërtonin një shtet të fortë, e demokratik sikur vullneti i shumicës sonë. Na dhemb çdo ditë që ende nuk kemi mundur me i heq pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë. Së bashku mund ta ndryshojmë vendin tonë. Nuk guxon askush të shkel mbi demokraci, mbi sovranin e mbi qytetarët e këtij vendi, ka thënë ajo. Gjatë manifestimit kanë folur edhe Liburn Aliu, ish Ministri Arben Vitia, Boiken Abazi, Albulena Haxhiu  e të tjerë. Manifestimi është përmbyllur pa incidente.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …