Pas kërkesave nga ana e qytetarëve me kushte jo të mira financiare të Komunës së Skenderajt për mbështetje financiare me qëllim të trajtimit të sëmundjeve të rënda dhe blerjen e medikamenteve mjekësore, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka pranuar kërkesa që nga fillimi i vitit, kurse tani qytetarët kanë në llogaritë e tyre mjetet financiare të cilat ndahen nga subvencionet e kësaj drejtorie. Drejtoresha e DSHMS-së Rrezarta Hasani Ibrahimi, ka bërë të ditur së mbështetja është bërë mbi bazë të kërkesave nga ana e qytetarëve për subvencionim në lidhje me trajtimin e sëmundjeve të rënda kurse vlerësimi është bërë nga ana e komisionit profesional të cilët kanë vlerësuar kërkesat në fjalë. Vlera e përgjithshme e subvencionimit arrin në 58,500.00 Euro.