Drejtuesit e bashkësive fetare ju bënë thirrje udhëheqësve të partive politike ta zgjidhin krizën politike

Drejtuesit e bashkësive fetare ju bënë thirrje udhëheqësve të partive politike ta zgjidhin krizën politike. Gjatë takimit në rezidencën e Ipeshkëvisë së Kosovës në Prishtinë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji dhe kryetari i Kishës Ungjillore Protestante të Kosovës, Driton Krasniqi biseduan për situatën e rëndë politike në vend. Ata ju bënë thirrje drejtuesve të partive politike dhe institucioneve më të larta të vendit që të rrisin komunikimin dhe bashkëpunim në mes tyre me qëllim të zgjidhjes së krizës në vend. Ata theksuan më tutje se drejtuesit e partive politike dhe të institucioneve të vendin mund të marrin shembull nga bashkëpunimi që kanë drejtuesit e bashkësive fetare. Gjatë takimit ata theksuan se janë marrë vesh që në përfaqësimet që do të bëhen jashtë Kosovës, bashkësitë fetare mund të flasin edhe në emër të njëra tjetrës.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …