Dritan Abazoviq, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ishte votë kundër Serbisë

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës  ishte votë kundër Serbisë, por ishte votë për ta promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi kishte caktuar seancë dëgjimore të Abazoviqit, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës – ku nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për. Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Frontit Demokratik pro-ruse, ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Lekiq, të cilët ishin të pa kënqur me votën e Malit të Zi. FD-ja e quajti votën si politikë të turpshme drejt Beogradi zyrtar, ndërsa, gjatë seancës dëgjimore, anëtarë të kësaj partie thanë se vota e Malit të Zi ishte bërë sipas urdhrit të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …