Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi në nivel teknik me Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi në nivel teknik me Kosovën. Për situatën pas zgjedhjeve, Vuçiq tha se Bashkimi Europian ka pasur një propozim të cilin ai e ka pranuar, por tha se Kosova e ka refuzuar. Shpresoj që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik, qoftë ai më 18, 20 apo 21 maj, do të ketë reagime nga disa të tjerë që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, tha Vuçiq.  Kryeministri Kurti dhe kryetari i Serbisë,  Vuçiq, në takimin e së martës folën edhe për zgjedhjet në veri. Ndërkohë shefi i Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se procesi zgjedhor i 23 prillit ka treguar se nuk ofron zgjidhje afatgjate të situatës dhe se ka potencial të çojë në përshkallëzimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …