Kapje ideologjike, apo politikë doktrinale?
Samuel Huntington ka shkruajtur se “ Shtetet i përgjigjen kryesisht kërcënimeve që perceptojnë”. Por këto kërcënime janë po aq të ndryshme sa janë edhe shtetet që i deklarojnë ato dhe shpesh, sidomos këto kohët e fundit, i fryjnë këto kërcënime. Duke krijuar atë që historiani amerikan Daniel Larison sa herë që shkruan për çështje të politikës së jashtme i referohet si “Inflacion Kërcënimesh”.
Por në realitet janë dy gjëra të ndryshme me pasoja të ndryshme kur kemi të bëjmë me raste të fryrjes ose inflacionit të kërcënimeve nga terrorizmi ose një akt terrosit, ose organizatë e tillë, dhe komplet pasoja dhe rezultat tjetër kur fryhen rreziqet për ekzistencën e një shteti, ose kombi.
Dhe kjo ndryshon në varësi të shtetit.
Prsh, Amerika shihet si një kërcënim për Iranin dhe Huthit në Jemen, pasi ajo i ka të gjitha kapacitetet që të cënojë egzistencën e këtyre shteteve, ndërsa sado të themi që Irani ose Huthit e Jemenit janë kërcënim për Amerikën, nuk mund të perceptohet si e tillë, pasi as njëra e as tjetra nuk i kanë kapacitetet që të rrezikojnë ekzistencën e Amerikës.
Dhe tashti kemi një iflacion kërcënimesh nga ana e Evropës në raport me Rusinë, duke e paraqitur atë si një kërcënim ekzistencial për qënësinë Europiane.
Ndërkohë që realiteti është se as Rusia dhe as Europa nuk kanë aktualisht kapacitete që të konsiderohen si kërcënim për ekzistencën e njëra tjetrës.
Siduket arsyeja e dështimit të analizave ushtarake dhe politike që elita europiane publikon dhe propagandon, përveç degjenerimit të përgjithëshëm intelektual të këtyre elitave europiane, është edhe fakti se njerëzit që formulojnë politikat e jashtme dhe ato ushtarake të Europës dhe vendesve të saj anëtare edhe veç e veç, pëveç që ndjekin vetëm axhendat e tyre personale dhe politike, qëndron edhe fakti se mund të jenë totalisht të pakualifikuar për të zhvilluar dhe dhënë zgjidhje problemeve ushtrake, politike dhe dipllomatike.
Në vitin 2008 në një paraqitje para Kongresit Amerikan Admirali amerikan William Fallon, në atë kohë Komandant i Komandës Qëndrore Amerikane deklaronte “ Operacionet kundër Iranit të propozuara nga udhëheqësit civilë janë në opinionin tim “ shumë budallakira” dhe bombardimet duhet të shmangen deri në momentin që Iranianët nuk kanë bërë dicka të pamatur që të shkojmë te bombardimet”.
E njëjta gjë ndodh edhe sot në Europë, udhëheqësit civilë europianë po propozojnë një luftë me Rusinë duke fryrë kërcënimet, që edhe nuk egzistojnë fare.
Kjo tregon se i gjithë sistemi perendimor dhe në veçanti ai europian nuk ka bërë asnjë lloj përmirësimi përsa i përket aftësisë për të ushtruar një sens të përbashkët të kufizimit ushtrak, i cili tregon mungesë të kompetencës ushtarake.
Deklarimet në një zë, dhe duket edhe me një formë e mënyrë të klasës manaxheriale europiane, kanë filluar të tingëllojnë gjithnji e më shumë si deklarata të përgatitura ideologjikisht dhe sikur janë marrë nga podiumet e kongreseve të Koresë së Veriut ose të kongreseve të Partisë Komuniste Kineze në kohën e Mao ce Dunit.
Kjo lloj fryme që po tentojnë të ngrejnë nuk është vetëm e rrezikshme për vetë popujt e europës, por në një botë ku teknologjia moderne po evolon me shpejtësi marramendëse, mund të bëhet rrezik real për gjithë njerëzimin.
Shndërrimi i kësaj fryme luftënxitëse në një dogmë ideologjike nëpërmjet forcës ushtarake dhe militarizimit ekstrem, nuk mund të sjellë veçse pasoja katastrofike.
Por kur flasim për çështje të kërcënimit duhet të kemi parasysh se kemi tre lloje kërcënimesh ushtarake, ose që të përshtatemi me temën e shkrimit, egzistojnë tre mënyrë sesi perceptohet rreziku:
E para: A përbën aftësia ushtarake një kërcënim?
Kjo do të thotë që të perceptohet si kërcënim aftësia e kundërshtarit për të zhdukur totalisht, në rastin tonë Europën.
Pra lind pyetja – A e ka Rusia aftësinë për të zhdukur tërësisht Europën?
Të gjithë besoj janë në gjendje ta japin këtë përgjigje, që po Rusia mundet ta zhduki tërësisht Europën me anë të armëve bërthamore, duke qënë se është vendi që posedon kapacitetin më të madh të kokave bërthamore në botë.
Por me njëherë kjo përgjejge pasohet me një pyetje tjetër – A ka politikan dhe gjeneral me mend në kokë në Rusi që do të mund ta bënte këtë? – Përgjigja është jo, pasi duke parë lidhjen kontinentale tokësore të Rusisë me Evropën, ky lloj veprimi do të sillte njëkohësisht edhe zhdukjen e vetë Rusisë.
Por lind pyetja – Po në anën konvencionale a ka aftësi Rusia ta bëjë këtë?
Këtu kemi dy përgjigje : Në rast se Rusia do të sulmohej në territorin e saj, ajo i ka të gjith aftësitë dhe mundësistë dhe kapacitetet që ta mundi konvencionalisht gjithë forcën ushtarake europiane që do të ndërrmerrte një aventurë të tillë.
Por a mundet Rusia ta mundi nga na konvencioanle Europën në tokën e Europës? Përgjigja është – Absolutisht jo.
Asnjë gjeneral rus nuk do të ndërrmerrte një aventurë të tillë ushtarake, dhe as do të merrte guximin që të thurte një plan të tillë ushtarak.
Një veprim i tillë do të ishte thjesht një vetëvrasje totale për Rusinë dhe gjithë kapacitetin e saj ushtarak.
Ushtria ruse ashtu si forcat ushtarake të NATO-s në doktrinën e tyre kanë një objektiv të njëjtë – të mbrojnë vendet respektive nga një sulm i mundshëm i ushtrive respektive.
Qëllimi i krijimit të të dyja këtyre forcave nuk ka qënë për të filluar një luftë, por për ta parandaluar atë.
Kjo ka qënë, dhe besoj se kjo duhet të mbetet qëllimi i natyrshëm i të dyja këtyre forcave edhe sot.
Pra aktualisht me zhvillimet e fundit ushtarake dhe teknologjike ushtrake që Rusia ka bërë në këto tre vitet e fundit, dhe për t’ju përgjigjur pyetjes lart – Rusia e ka aftësinë sot për t’i shkaktuar dëme të mëdha anëtarëve europianë të NATO-s, por përveç që kjo do të fuste në luftë Amerikën, për shkak të nenit 5 të aleancës, kjo do të shkaktonte një konflikt global me pasoja të paparashikushme.
Pra aftësia nuk mund edhe të perceptohet si kërcënim.
Dhe kjo na sjell në mënyrën e dytë, ku lind pyetja:
E dyta: A egziston një qëllim? A ka një qëllim Rusia të rrisi aftësitë e saja për të sulmuar Europën? Po Europa?
Përgjigja e kësaj pyetje të dytë edhe pse pjesërisht e kamë dhënë gjatë sqarimit të pyetjes së parë është – Nuk mjafton që të kesh aftësi që të perceptohesh si rrezik, pasi që të konsiderohesh rrezik në këtë rast të pasjes së aftësisë, duhet të ekzistojë edhe qëllimi për ta përdorur atë aftësi.
Por gjithashtu edhe nëse egziston qëllimi dhe nuk egsiton aftësia, sërish nuk përbën kërcënim.
Por ama duhet të jemi koshient se qëllimi mund të jetë jë motivim për të rritur aftësitë.
Pra qëllimi dhe mungesa e tij ka një rëndësi shumë të madhe, sidomos në këtë botën tonë të dominuar nga një propagandë me tituj bombastik dhe sensacional, ku shumica janë për çështje shikueshmërie, dhe të mbushura me lajme të rreme për të krijuar frymën e kërcënimit, dhe për të rritur retorikën kërcënuese direkt nga niveli politik zyrtar.
Po Europa a e ka qëllimin? – Po ajo e ka shprehur haptazi që dëshiron të shkatërrojë Rusinë.
Dhe kështu vimë te mënyra e tretë që është bashkimi dy të parave.
E treta: A përbën kërcënim kombinimi i aftësisë dhe qëllimit?
Po, kjo përbën një kërcënim real dhe të qartë.
Por sot ka vetëm një vend në botë që i ka të dyja këto mundësi, dhe ajo është vetëm Amerika.
Sot, të paktën teoritikisht, Amerika e ka edhe aftësinë ushtarake edhe synimin praktik për të realizuar çdo lloj kërcënimi që ajo mund të lëshojë ndaj çdo shteti që pretendon ta sulmojë.
Amerika është i vetmi vend në botë që pas Luftës së Dytë Botërore i ndërrmori të gjitha hapat për të asgjesuar kombe të tjerë në botë edhe me anë të përdorimit të bombës bërthamore, duke e bërë atë të vetmin shtet në botë që ka përdorur forcën bërthamore për arrtijen e qëllimeve të saja politike.
Ndërsa sot është Europa ajo e cila i ka vënë vetes qëllimin për të shkatërruar Rusinë, por në këto moment i mungon aftësia dhe kapaciteti ushtarak.
Por ashtu si e ceka më lart, qëllimi është një nxitje për të arritur aftësinë dhe kapacitetin.
Dhe Evropa ka vendosur që ta arrijë aftësinë dhe kapacitetin duke shpallur një plan të sajin për riarmatosjen dhe rritjen e aftësisë së saj ushtarake, për të arritur qëllimin e saj politik të deklaruar, që e kamuflon si një mbrojtje ndaj Rusisë.
Që të jemi më të qartë me veten.
Rusia
Nuk ka sot aftësinë dhe kapacitetin ushtarak që të asgjesojë Europën në një luftë konvencionale.
Nuk ka dhe nuk ka shprehur deri më sot as qëllimin për të sulmuar dhe asgjesuar Europën.
Pra duke mos pasur as aftësinë dhe as qëllimin, nuk mund të perceptohet dhe konsiderohet si rrezik.
Europa
Nuk i ka as aftësinë, dhe as kapacitetin ushtarak që të mund të asgjesojë Rusinë në një luftë konvencionale.
Por Europa e ka shprehur dhe vazhdon ta shprehi nëpërmjet deklaratave të ushdhëheqësve të saj politik dhe ushtarak qëllimin për të mundur Rusinë në një luftë konvencionale.
Kjo do të thotë se Europa po bën një politikë doktrinale me qëllime të pastra ideologjike.
Pra është kapur nga ideologjia e luftës dhe po hyn në një politikë doktrinale lufte.
Pra duke qënë se ka qëllimin dhe ka shpallur planin për të arritur këtë qëllim, i bje që Europa duhet të perceptohet si rrezik për Rusinë, në të ardhmen e afërt.
Por kjo i bje që edhe Rusia do fillojë të përgatitet për një përplasje të tillë.
Atëherë lind pyetja: A ka me të vërtetë Europa mundësi që të arrijë të realizojë ambicjen e sajë për rritjen e kapacitetit ushtarak të deklaruar?
Ps: Përgjigjen e kësaj në artikullin tjetër.
A ka kapacitete Bashkimi Europian
që të arrijë të mbrohet nga një sulm i tillë konvencional?
Europa si kala e pavarur!, ose Europa si shkëmb graniti!
Me rënien e ideologjisë komuniste në evropën lindore në vitin 1989 dhe rënien e fuqisë ushtarake dhe politike të Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Mikhail Gorbaçovit, udhëheqësit e atëhershëm europian filluan të mendojnë seriozisht a egzistonte më nevoja e NATO-s si një organizatë e krijuar për të parandaluar një pushtim rus (sovjetik), i cili nuk u realizua kurrë.
Dhe në vitin 1991 presidenti francez Miterand dhe kancelari gjerman Helmut Kohl filluan bisedimet rreth krijimit të një mbrojtje dhe politike të jashtme të integruar europiane, me qëllimin e pastër për të reduktuar ndikimin amerikan mbi Europë.
Dhe mbi këtë vizion Franca dhe Gjermania hodhën edhe bazat e para për krijimin e një ushtrie Europiane të quajtur “ Eurocorps”.
Por në nëndor të 1991 presidenti amerikan Xhorxh Bush i vjetri e prishi këtë duke kërcënuar Brukselin për këtë iniciativë duke thënë “ Premisa jonë është se roli amerikan në mbrojtjen dhe në çështjet e tjera Europiane nuk do të shpallet i tepërt nga Bashkimi Europian”.
Tashmë që tre vjet, për herë të parë që pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, Europa sërish po deklaron se ajo e sheh Rusinë e sotme me të njëtin sy që shihte Bashkimin Sovjetik e atëhershëm – si një kërcënim të vazhdueshëm, i cili sipas elitës Europiane do të materializohet kësaj rradhe rreth vitit 2030 si një pushtim ushtarak rus.
Dhe kur kjo deklarohet dhe propagandohet pa pushim në çdo rast nga elita manaxheriale europiane, gjithkujt i lindin disa pyetje :
A ka kapacitete Bashkimi Europian që të arrijë të mbrohet nga një sulm i tillë konvencional?
Dhe kur flitet për kapacitete bëhet llaf për kapacitete ushtarake, për plane konkrete, për industri ushtarake që të mund të përballojë realizimin e kësaj mbrojtjeje.
Le t’i marrim me rradhë.
I vetmi territor në të cilin do të mund të ndodhte një pushtim hipotetik rus ndaj Europës janë vendet Balltike, pasi ai është i vetmi territor Europian që kufizohet direkt me Rusinë.
Në një rast të tillë lind pyetja: Çfar kapaciteti ushtarak i duhet Europës për të përballuar njëpushtim të tillë hipotetik?
Çfar dhe sa armatim i duhet për të realizuar këtë mbrojtje?
Normalisht që për të sulmuar vëndet Balltike, Rusia do përdorte të njëjtën taktikë si në Ukrainë, duke kryer një stërvitje ushtarake të madhe në kufijtë e vendeve Balltike për të pasur mundësi të ofronte trupa aty.
Dhe një stërvitje e tillë kryhet çdo dy vjet nga ana e Rusisë dhe ajo quhet “Zapad”.
Në këtë stërvitje marrin pjesë minimalisht 180 mij forca. Totalisht të mjaftueshme për të arritur një pushtim të vendeve Balltike.
Në një rast të tillë për të përballuar këtë sulm rus, Europës do i duheshin minimalisht 90,000 (Nëntëdhjetë mijë) forca.
Duke qënë se forcat Europiane për ndryshim nga ata amerikane janë të strukturuara deri në nivel brigade dhe jo divizioni, i bje që do i duhen 36 brigada, pasi një brigadë europiane nuk ka më shumë se 2500 forca.
Dhe e gjithë kjo duhet të jetë një forcë e kombinuar e cila do përfshijë tanke, autoblinda, avionë, helikopterë, artilleri tokësore dhe mbrojtje kundërajrore dhe mjete llogjistike e xheniere.
Për 36 brigada do të duhen 1680 tanke, 2400 transportues të blinduar, 839 sisteme artilerie të ndryshme, si dhe minimalishit 1.2 milion predha artilerie dhe 81 milion fishekë automatiku, vetëm për 90 ditët e para.
Duke u bazuar mbi operacionin ushtarak të NATO-s në 1999 për bombardimin e forcave Jugosllave ku u angazhuan 1000 avionë luftarakë dhe një batalion me helikopterë luftarakë, duke qënë se sasia e forcave Jugosllave prej 165 mijë forcash, i korespondon një force të sotme ruse në këtë pushtim hipotetik të vëndeve Balltike, atëherë edhe në këtë rast duhet një sasi e njëjtë avionësh dhe helikopterësh.
Dhe e gjithë kjo sasi armatimi dhe municioni dhe mjetesh ushtarake nuk ndodhet sot në ushtritë e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Anglisë të marrë sëbashku.
Gjithashtu edhe kompleksi industrial ushtarak jo vetëm që është i pakët, por nuk paraqet akoma shenja për rritje të tijë.
Gjithashtu deri më tashti BE nuk ka asnjë plan të përbashkët veprimi në rast të një sulmi të tillë.
Pra Europës sot nuk i mungojnë trupat për t’i bërë ballë një pushtimi hipotetik Rus, pasi ajo posedon rreth 1,4 milion ushtarë, por asaj i mungojnë totalisht të gjitha mundësitë dhe kapacitetet ushtarake për të lëvizur këto trupa në kohë drejt këtij fronti dhe gjith kapaciteti tjetër ushtarak për të mbajtur këtë front.
Dhe mbi të gjitha i mungon totalisht aftësia për drejtuar një operacion të tillë, pasi Europa nuk ka një komandë të unifikuar dhe as standarte ushtarake të unifikuara në drejtim të bashkveprimit ushtarak të vendeve të Europës.
Për të arritur të ketë kapacitete për të realizuar një operacion të tillë mbrojtës në vendet e Balltikut në rast të një pushtimi hipotetik, së pari Europës do i duhet që si fillim të ringrejë industrinë e saj ushtarake që e prishi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e pastaj edhe ta modernizojë atë.
E gjitha kjo do të kërkonte disa dekada kohë, më e pakta 2 të tilla (20 vjet).
Pra në një pushtim hipotetik rus në 2030 Europa nuk ka asnjë kapacitet ta përballojë atë pa ndërhyrjen direkte të Amerikës, e cila mund të bëhet vetëm nëpërmjet Nenit 5 të NATO-s, dhe kjo vetëm në rast se ky pushtim do të ishte i pa provokuar.
Dhe në një shkrim të sajin para disa muajsh revista Politico shkruan “ Me sabotimin e qëllimshëm të Amerikës në 1991 ndaj zhvillimit të autonomisë ushtarake Europiane, çdo diskutim i sotëm për një strategji utonome Europiane ndodh brenda një sistemi ku Uashingtoni kontrollon mjetet thelbësore të lëvizshmërisë ushtarake- avionët, anijet, linjat e karburantit, satelitët, mbrojtjen kibernetike dhe standartet e ndërveprimit që i mbajnë mbajnë të gjitha sëbashku”.
Po pas 20 viteve a do ketë mundësi të arrijë këtë kapacitet?
Në propozimin e bërë nga Kryetarja e Bashkimit Europian Ursula Von der Lejn, Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të krijojë një Ministri Mbrojtje në kuadër të tij, dhe as një forcë të armatosur Europiane të integruar.
Vëndet e këtij unioni do të vazhdojnë edhe më tutje, ashtu si deri më sot, të përcaktojnë vetë doktrinat e tyre ushtarake dhe të manaxhojnë forcat e tyre në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri.
Pra ashtu siç shihet, Europa dhe manaxherët e sajë pamvarësisht retorikës së tyre luftënxitëse, nuk duket se kanë asnjë kapacitet tjetër as sot as nesër për të mbështetur këtë retorikë konkretisht.
Dhe kur nuk posedon fuqinë ushtarake për të mbështetur atë që deklaron, atëherë rruga me sigurt për të zgjidhur një problem mbetet diplomacia.
Por kjo është një fushë të cilën Europa duket që e ka përjashtuar totalisht nga opsionet e saja.
Dhe ka harruar që çdo lloj kërcënimi ose edhe ultimatumi duhet të bazohet mbi atë që njihet si Ekuilibri i Fuqisë (Balance of Power).
Dhe ky ekuilibër llogaritet mbi këta faktorë:
- Kapacitetin Industrial ushtarak dhe atë civil për të mbështetur këtë industri
- Lëndën e parë dhe burimet e lira të energjisë që ulin kostot e prodhimit
- Kapacitetet njerëzore bazuar mbi pasionet politike, devocionin e kauzes që ngre dhe moralin e kauzës.
- Gjeografinë dhe ndikimin e saj në llogjistikën e nevojshme për mbështetjen e këtij operacioni.
Tashmë edhe një fëmijë në shkollë fillore bazuar mbi këta faktorë e kupton qartësisht që Europa nuk ka asnjë shanc për të përballuar një pushtim hipotetik rus në Balltik pa prezencën e Amerikës, dhe asnjë lloj avanture tjetër ushtarake karshi Rusisë.
Dhe Europa si kala e pavarur, mbetet thjesht një shaka tjetër Europiane.
15/05/2025