leoni

Dritan Goxhaj ka paditur në Prokurorinë e Posaçme ministrin e Drejtësisë, në Shqipëri, Ulsi Manja për shpërdorim detyre

Luftëtari i UÇK-së gjatë luftës, Goxhaj e ka paditur Ulsi  Manjën në Prokurorinë e Posaçme,  lidhur me procedurat dhe pranimin e kërkesave të Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e Goxhajt kur u arrestua. Në rastin konkret z.Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pavarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Holandë, i vetëdijshëm që Shteti Shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me shtetin e Holandës.

Gjithashtu ministri dhe ministria që ai drejton duket qartësisht se ata i kanë studiuar të gjitha aktet e ardhura pranë kësaj ministrie nga ana e Dhomave të Specializuara për rastin në fjalë. Këtë fakt e vërteton data që mban dokumenti i titulluar Notë Verbale Ref:NV2023/0026 i marrë në dorëzim nga ministria më datë 23.06.2023 dhe kjo ministri ka njoftuar dhe ja ka kaluar aktet Prokurorisë së Përgjithshme me datë 26.06.2023 me anë të shkresës Nr.830/1 Prot. Gjithashtu po në këto akte të disponuara nga ministri dhe ministria, shkruhet e zeza në të bardhë në dokumentin me titull “Fletëarrestim për Z.Dritan Goxhaj” ku në pikën B të saj me titull “Domosdoshmëria e Arrestimit” në faqen numër 3 të këtij fletëarresti në pikën 3/iii shkruan “U ka bërë thirrje të tjerëve për të mbrojtur UÇK-në”. Kjo përcakton qartësisht se qëllimi i kësaj kërkese për ekstradim është tërësisht politik.

Ulsi Manja i vetëdijshëm totalisht se kjo kërkesë e ardhur tek ai direkt është në shkelje të ligjeve të Shtetit Shqiptar dhe Konventës Europiane Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, sërish i ka dhënë zor duke u nxituar për të realizuar këtë ekstradim edhe pse ka pasur të gjitha mundësitë kohore dhe ligjore që të mos rrëshkiste drejt kryerjes së veprës penale Shpërdorim Detyre me anë të praninit të kësaj kërkese dhe dhënies rrugë të ndihmës juridike”- thuhet mes tjerash ne kallëzimin e Goxhajt.

Gjatë kësaj kqyrje të akteve nga ana e tyre edhe pse e kanë vënë re që bëhet fjalë për një kërkesë qartësisht politike dhe të jashtëligjshme për ligjet e shtetit Shqiptar, pasi në atë këkrkesë në faqen 1 të saj në pikën A “Veprat Penale dhe paraqitje e shkurtër e fakteve “ shkruhet se “ me anë të një postimi të bërë më datë 1 janar 2023 në faqen e tijë të Facebook nëpërmjet një shkrimi që mban emrin e tijë”, fakt kjo që tregon qartësisht se kërkesa për arrestim dhe ekstradim bëhët për shkak se unë kamë shfrytëzuar të lirinë e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtat Themelore.

Goxhaj u arrestua në fund të korrikut në Tiranë, me një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e pretenduara të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, por më pas u lirua. Goxhaj  akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …