leoni

MSc. Driton Krasniqi

Driton Krasniqi: Sfidat e Kosovës drejt krijimit të një ekonomie të qëndrueshme

Ekonomia e Kosovës është ekonomi dinamike, e cila ka për qëllim transformimin nga një ekonomi të dirigjuar dhe centraliste, në një ekonomi të hapur të tregut. Kosova ka potenciale të mjaftueshme për ta zhvilluar më shumë ekonominë e saj dhe për ta krijuar një ekonomi konsistente. Resurset natyrore të cilat krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e turizmit (sidomos atij dimëror), pozita e përshtatshme gjeografike, pastaj, potenciali i jashtëzakonshëm që ka Kosova në aspektin human, si vendi me popullësinë më të re në Europë, janë disa nga indikatorët kryesorë që dëshmojnë se Kosova mund të shënojë progres enorm në aspektin e zhvillimit ekonomik (nëse këto resurse shfrytezohen në mënyrë efektive dhe efiçiente).

Fatkeqësisht, vendi ynë në vitet e fundit është karakterizuar më tepër me zhvillime politike sesa ekonomike, gjë e cila në mënyrë direkte ka pasur impakt në mirëqenien dhe standardin jetësor të qytetarëve, meqë vonesat në konstituimin e institucioneve dhe mungesa e stabilitetit politik në vend ka ndikuar në moszbatimin e programeve kombëtare për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosova duhet t’i shfrytëzojë në mënyrë racionale dhe shumë efektive resurset të cilat i posedon, të cilat do të ndikonin në zhvillimin e degëve kryesore të ekonomisë së vendit, siç janë: Bujqësia, Blegtoria, Turizmi, Ndërtimtaria, e për ta arritur një gjë të tillë nevojitet një impenjim maksimal për krijimin e politikave ekonomike të përshtatshme në vend, të cilat do të ndikonin pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një ekonomie të qëndrueshme në vend. Nevojiten investime të shumta, fillimisht në ngritjen e nivelit arsimor dhe përgatitjen e kuadrove profesionale dhe ekspertëve të cilët do të kishin një rol kyç në hartimin e politikave dhe strategjive konkrete për zhvillimin ekonomik në vend, pastaj, krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për tërheqjen e investimeve të huaja direkte (IHD), meqë në vitet e fundit ka recesion të investimeve nga jashtë.

Kosova e ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), mirëpo efektet e saj në ekonominë e vendit deri më tani kanë qenë minore, duke marrë parasysh se produktet vendore nuk janë të cilësisë së lartë për të qenë kompetitive me produktet e Bashkimit Europian, ku konkurrenca është shumë e madhe, prandaj, nevojitet subbvencionimi i prodhuesve vendor, me qëllim krijimin e kapaciteteve konkurruese për tregun e Bashkimit Europian.

Ekspansioni ekonomik në mënyrë permanente dhe krijimi i ekonomisë së qëndrueshme është fundamentale për përmirësimin e mirëqenies së jetës për qytetarët e vendit!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …