leoni

Kryetari i Burimit Haki Rugova priti në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Kryetari i Burimit Haki Rugova priti në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Kryetari i Komunës Haki Rugova priti sot në takim  Ministren Vlora Dumoshi, e cila ishte e shoqëruar edhe nga zëvendësministri Engelbert Zefaj dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, ku fillimisht u priten nga kryetari i  komunës, Haki Rugova, me të cilin diskutuan për projektet që po investon ministria e Kulturës në Istog si dhe mbarëvajtjen e tyre. Gjithashtu, u bisedua edhe për nevojat dhe problemet tjera që ka Komuna e Istogut, në resorët që i mbulon MKRS-ja dhe që janë të interesit të përbashkët. Kryetari Haki Rugova, e falënderoi ministren për vizitën dhe për gatishmërinë e treguar për ta mbështetur me investime Komunën e Istogut, në projekte të cilat janë të nevojshme dhe në dobi të qytetarëve të kësaj ane. Ai tha se me ministren Dumoshi dhe stafin e saj kanë diskutuar për përfundimin e sallës së sportit në Istog dhe shumë e shumë projekteve tjera që po investohen në këtë komunë. “Dua ta falënderoj ministren Dumoshi për kujdesin ndaj Istogun sepse me marrjen e detyrës si ministren vizitën e parë e ka pasur në komunën tonë”, kujtoi kryetari Rugova.

Ndërkaq Ministrja Vlora Dumoshi tha se “Interesi i Qeverisë dhe plani programor i saj është i lidhur me zhvillimin e komunave të Kosovës. Në kuadër të kësaj, fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, të cilat mbulohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes investimeve të saj në komuna, janë konform këtij plani. Ndër marrëveshjet e para që kam nënshkruar si ministre me komunat, ka qenë ne komunën e Istogut. Lajmi më i mirë është që një prej projekteve që është tejzgjatur, salla e sporteve në qytet, po shkon drejt përfundimit dhe sipas planit deri në shtator ky projekt të kryhet.

Ministrja Dumoshi foli edhe për projektet për sektorin e rinisë dhe porositi drejtuesit e komunës së Istogut që të inkurajojnë të gjithë të rinjtë e Istogut që të aplikojnë në programet që ka MKRS-ja për rininë, qoftë në programet e trajnimit për ndërmarrësi, në programet startup, e të gjitha thirrjet tjera. Ministrja ribëri të ditur që nga fondi 5 milionë euro që veç është paralajmëruar për MKRS-në, një pjesë do të ndahet edhe për rininë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …