Ardit Halilaj: Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së

Ardit Halilaj: Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani zhvilloi një takim me z. Besnik Tahirin, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, ku mori mbështetjen e plotë për ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së. Rektori Nimani u shpreh falënderues për gatishmërinë, përkrahjen dhe vizitën e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës z. Besnik Tahirin me bashkëpunëtorë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Gjatë takimit, Rektori Nimani e informoi z. Tahiri për të arriturat e UGJFA-së, për ngritjen e UGJFA-së për 3446 pozita më lartë në rangimin botëror të universiteteve në WEBOMETRICS, për ndërkombëtarizimin dhe për bashkëpunimet e Universitetit me institucione dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, për fondet e fituara nga Erasmus +, që kapin vlerën e mbi 2 milion eurove, si dhe për përgatitjet e nisjes së Kampusit Universitar të UGJFA-së, për të cilin janë në përfundim të disa procedurave dhe parashihet që punimet të nisin në muajin tetor. Zëvendëskryeministri Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u zotua se me gjithë kapacitetet që ofron do të mbështet ndërtimin e Kampusit Universitar të UGJFA-së. Po ashtu,  z. Tahiri u ndje i kënaqur me pritjen që iu bë nga rektori Nimani me bashkëpunëtorë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Sipas planit ideor është një kampus modern, i cili do të përmbush të gjitha normativat evropiane që kërkohen, si i tillë i është përshtatur ekstraktit të planifikimit urban të qytetit dhe do të ofrojë zgjidhje afatgjate në mundësinë e studimeve për studentët e Gjakovës me rrethinë dhe ata të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …