150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Kuvendi i Kosovës po e mban peng ekzekutimin e mjeteve nga Pakoja Emergjente Fiskale, për mijëra punëtorë e të papunë

Shumë qytetarë, punëtorë e të papunë po presin t’i marrin paratë nga Pakoja Fiskale Emergjente që ua premtoi shteti. Para tri ditësh, në Kuvend u votua në lexim të parë rishikimi i buxhetit të këtij viti. Paraprakisht, në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kishte thënë se mosrishikimi i buxhetit nga Kuvendi po e mban peng ekzekutimin e mjeteve nga Pakoja Emergjente Fiskale, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe pagesat nga masat e tjera të parashikuara në këtë pako. Nga Ministria e Financave i kanë thënë Gazetës Sinjali se kanë kërkuar që ky projektligj të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar. Sipas këtij digasteri, sapo të hyjë në fuqi projektligji për buxhetin e rishikuar, menjëherë do të realizohet ekzekutimi i pagesave nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …