Dy anëtarë të Stafit të Radios Kosova e Lirë, Martin Çuni dhe Ismet Sopi janë shpallur “veteranë mashtrues”

Dy anëtarë të Stafit të Radios Kosova e Lirë, Martin Çuni dhe Ismet Sopi janë shpallur “veteranë mashtrues”

Dy anëtarë të Stafit të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë të lajmeve Kosovapress, gjatë luftës, Martin Çuni dhe Ismet Sopi janë shpallur “veteranë mashtrues”. Lidhur me këtë rast drejtoria e kësaj Radioje, dënon ashpër shtrembërimet e qëllimshme të Prokurorisë Speciale për manipulim me emrat e dy anëtarëve të stafit, të cilët në bunkerët e luftës, në malet e fshatit Berishë kanë raportuar për  luftën e UÇK-së duke qenë edhe vetë luftëtarë të saj. Martin Çuni dhe Ismet Sopi kanë qenë të dënuar me burg të rëndë për pjesëmarrje aktive në Lëvizjen e Rezistencë së Marsit e Prillit të vitit 1981. Martin Çuni ka qenë i dënuara me 9 vjet burg, ndërsa Ismet Sopi me 12 vjet.  Të përkujtojmë me këtë rast se ish-Komisioni Qeveritar ka shpallur veteranë të gjithë anëtarët e stafit me përjashtim të Mentor Hotit. Ankesa që ka ushtruar Drejtoria e Radios nuk është shqyrtuar asnjëherë, madje as nga i autorizuar i tanishëm në Qeveri për këto kategori nuk e ka pranuar në bisedë, luftëtarin e lirisë dhe anëtarin e stafit gjatë luftës, Mentor Hoti.

Në këto lista vërehet edhe dukuria e shpalljes veteran mashtrues sidomos e ish të burgosurve politikë, të cilët ishin të parët që morën armët dhe u inkuadruan në luftën e UÇK-së si veprimtari i mirënjohur i çështjes Kombëtare, Hysen Gega, i cili ishte ndër luftëtarët më emblematikë të luftës së UÇK-së. Ai në vitet 70 e nëntëdhjetë është dënuar  dy herë nga regjimi jugosllav dhe ka mbajtur 14 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …