leoni

Dy “goditje” për Mimoza Kusari-Lilën: Prokuroria rrëzon dy kallëzime penale brenda një jave

Ish-kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është përballur me dy refuzime të njëpasnjëshme nga organet e drejtësisë, lidhur me rastet që lidhen me publikimin e audio-incizimeve të bisedave të saj me zyrtarë të Listës Serbe. Brenda një jave, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë hedhur poshtë dy kallëzime penale të parashtruara nga deputetja e VV-së. Javën e kaluar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq, duke konstatuar se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”. Ndërkaq dje, Prokuroria Speciale ka refuzuar kallëzimin penal të Kusari-Lilës kundër portalit “Paparaci”, i cili kishte publikuar bisedën e saj telefonike me Milan Radoiçiqin. Në aktvendimin e prokurorisë theksohet se media nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se incizimet e publikuara janë autentike. “Nga provat personale dhe materiale, pas analizimit të bisedës së zhvilluar mes palëve, nuk është vërtetuar se të lartcekurit kanë konsumuar elementet e ndonjë vepre penale”, thuhet në aktvendimin e siguruar nga Paparaci.com. Këto vendime të njëpasnjëshme të prokurorisë përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm në rastin e zhurmshëm politik dhe mediatik që përfshin deputeten e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe komunikimet e saj me përfaqësues të Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

“Si të boshatisësh një vend pa luftë” — debate mbi rënien demografike të Kosovës dhe akuzat ndaj Qeverisë Kurti

Që nga publikimi i rezultateve të censusit të vitit 2024, të cilat tregojnë një popullsi …