leoni

Dy kuvendet komunale të Skenderajt dhe Drenasit, kanë mbajtur seancë të përbashkët solemne me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Dy kuvendet komunale të Drenasit dhe Skenderajt, kanë mbajtur seancë të përbashkët solemne me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së Jasharëve me 5, 6 e 7 mars të vitit 1998. Seancën e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Milaim Hajdari, i cili foli për luftën e Jasharëve, 24 vite më parë, rënia e të cilëve solli lirinë e Kosovës. Ai tha se u janë mirënjohës përjetësisht të rënëve të Jasharëve. Në një fjalë rasti është paraqitur edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Ai ndër tjera tha: “Qëndresa e familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është rast i rrallë. Ata treguan vlerën që ka liria për popullin tonë dhe këtë tokë, të larë me gjakun e të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe të tjerëve që ranë në mbrojtje të nderit dhe kombit.

Adem Jashari.

Ky emër që përfaqëson trimërinë dhe manifeston cilësitë e një kryekomandanti vizionar e strateg. Ai, së bashku me anëtarët tjerë të familjes, hoqën frikën e shqiptarëve, në rrugën e gjatë të lirisë. Mobilizimi gjithë popullor do të nis pas asaj që ndodhi me 5,6 e 7 mars të vitit 1998. Shqiptarët e Kosovës tashmë ishin një. Radhët e Ushtrisë Clirimtare sa vijnë e shtoheshin. Të gjithë kishin një synim – lirinë e Kosovës, pa marrë parasysh çmimin që duhej paguar. Lajmi për rënien e Adem Jasharit, në mënyrën më heroike të mundshme, kishte prekur shpirtin e çdo shqiptari liridashës. Ai kishte reflektuar me një dhembje të pakrahasueshme kudo te shqiptarët. Që të shndërrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar, duhet të plotësohen dy kushte themelore. Kushti i parë është që duhet që të kesh kryer një varg aksionesh lufte të suksesshme e të njëpasnjëshme drejt ëndrrës kombëtare dhe të kesh një numër të madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinë optimale, sikundër ndodhi me Skëndërbeun. Dhe së dyti, mundet të shndërrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar edhe me një akt të vetëm heroik, ku përmasat e atij akti të jenë sa shumëzorja e shumë luftimeve apo betejave luftarake. Akti i familjes së Adem Jasharit ishte i tillë, pasi ai shkaktoi një turbullirë në nivele botërore”. “Duke nderuar të kaluarën tonë, duke respektuar gjakun e derdhur për lirinë e vendit tonë, duke kujtuar vuajtjet e popullit shqiptar,

Lavdi Adem Jasharit!

Lavdi trimave dhe heronjve të familjes Jashari!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …