LATIFI: EPOPEJA E UÇK-së, KTHESA DREJT LIRISË SË KOSOVËS

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së, ai ndër të tjera ka thënë:  24 vjet më parë u mor kthesa vendimtare për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga prangat e robërisë shekullore serbe. Me 5 mars 1998, Komandanti trim Adem Jashari, me tërë familjen e tij, u ballafaquan e qëndruan deri në flijim, në një betejë historike me forcat armike. Familja Jashari krijoi veprën e pashembullt për botën, duke bërë sakrificën sublime për lirinë dhe bashkimin e kombit. Jasharajt nuk e fituan betejën, por e fituan luftën dhe popullit të tyre ia dhuruan më të shtrenjtën, lirinë. Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte momenti që zgjoi krenarinë kombëtare anembanë Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare. Qëndresa heroike e komandantit të guximshëm Adem Jashari dhe familjes së tij, u bë moral dhe inspirim i pashtershëm për luftëtarët e UÇK-së, me guxim e trimëri e me pushkë, t’i jepnin pushtuesve atë që meritonte, përbuzjen, urrejtjen dhe dëbimin me turp nga trojet tona. Sakrifica e Jasharajve është nder e krenari për kombin shqiptar dhe shembulli më i mirë i dashurisë dhe përkushtimit për kombin si dhe vlerat më të larta njerëzore, siç janë: liria dhe dinjiteti njerëzor e kombëtar. Përkulemi para dëshmorëve të kombit, heroizmit të Komandantit dhe gjithë Familjes Jashari, ka thënë kryetari Latifi!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, ambiente të jashtme dhe monument

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …