150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Dy sindikatat e shërbyesve civilë kanë thënë se do të kërkojnë nga kryetari që të mos e dekretojë Ligjin për Paga

Dy Kryesitë e Sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës, janë tejet të brengosura dhe të shqetësuara jo vetëm me faktin se si kategori e nëpunësve të shtetit të Kosovës u anashkaluan dhe injoruan gjatë kontrabandimit të koeficientave të përcaktuar në Ligjin për Paga, por duke u trajtuar në koeficient si të ishin shërbëtorë të shtetit e jo ekspertë profesionistë dhe motor i shtetit. Ata me profesionalizmin e tyre përveç që ofrojnë shërbime cilësore qytetarëve të Kosovës ia përgatisin shtetit të gjitha aktet profesionale shtetërore. Ata thonë se me vetë faktin se Seanca e Kuvendit të Kosovës me rastin e miratimit të Ligjit mbi Paga u shndërrua në një treg biznesi ku kush kishte mundësi blinte dhe shiste koeficient për vota elektorale që për të gjithë shikuesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë që e vrojtuan këtë ngjarje të shëmtuar u shqetësuan se si një seancë e Kuvendit të Kosovës mund të shndërrohet aq haptazi në një treg të shitblerjes së koeficientave për vota elektorale duke mos e respektuar fare as nocionin ligjor të pagës bazë dhe komponentët e pagës bazë.

Kontrolloni gjithashtu

Mr. Naim Tërnava

Tërnava: Është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë

Gjatë fjalës së tij uruese për besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit, myftiu i …