Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën e Abu Dabit ku pritet të flasin Shejhul Al-Az-hari dhe Papa Françesku

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën e Abu Dabit ku pritet të flasin Shejhul Al-Az-hari dhe Papa Françesku

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, nga e shtuna ndodhet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në “Konferencën Globale të Vëllazërisë Njerëzore”, në të cilën janë të pranishëm rreth 1500 përfaqësues të feve të ndryshme nga e gjithë bota, ndër të cilët duhet veçuar praninë e dy prijësve të shquar fetarë, Shejhul Al-Az-harit, Shejh Ahmed al-Tajib dhe Papa Françeskut – kreu i Kishës Katolike. Ndër temat kryesore të kësaj konference përmendim vlerat humane, modelin e përbashkët të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe besimin në një të ardhme të përbashkët njerëzore. Në këtë konferencë ndërkombëtare, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, para të pranishmëve në sesionin e dytë referoi për kultivimin e harmonisë e mirëkuptimin ndërfetar te shqiptarët, ku ndër të tjerash theksoi se shembulli i harmonisë dhe tolerancës te shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti në Kosovë është vlerë dhe model që duhet ta ndjekin edhe popujt e tjerë.

Gjatë punimeve të Konferencës, Myftiu Tërnava ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të besimeve të tjera nga vende të ndryshme të botës me të cilët ka ndarë modelin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare të vendit tonë. Gjatë ditës së sotme pritet që imami i madh Shejh Ahmed al-Tajib dhe Papa Françesku të takohen me krerët fetarë të ftuar nga e gjithë bota. Më tej ata do të vizitojnë Xhaminë e Madhe “Shejh Zajid”, si dhe do të vazhdojnë më tej me itinerarin e takimit 3 ditorë, takim i cili pritet të përfundojë nesër më 05 shkurt 2019. Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e veçantë të princit të kurorës Muhamed Bin Zajid.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …