Kryetari Ardian Gjini nderon të rënët e Epopesë së Rogovës së Hasit

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Rogovë të Hasit, në nderim të dëshmorëve të rënë heroikisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë me 27, 28 dhe 29 janar 1999, në tri prita të njëpasnjëshme të një grupi të organizuar të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Gjini tha se, rënia e këtyre dëshmorëve ka qenë një goditje e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi në mesin e tyre ishin disa nga djemtë më të zot dhe disa prej organizatorëve kryesor të luftës çlirimtare.

Në nderim të këtyre dëshmorëve, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, u mbajt edhe një Akademi Përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …