Dy të shëruar nga Malisheva dhe asnjë pozitiv me COVID-19

Bazuar në rezultat e testimeve, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit. Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar. Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:

73 pozitiv me COVID-19

57 të shëruar

1 me fatalitet

15 në shërim e sipër

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, të komunës së Skenderajt

Sot, më 22.07.2026, në sallën e Bordit të Drejtorëve, është mbajtur mbledhja e radhës e …