Njoftim nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për anulimin e  mbrëmjes muzikore e cila ishte e planifikuar të mbahet më datë 29 prill 2020

Njoftim nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Rahovecit, Bjondina Kleqka, për anulimin e mbrëmjes muzikore e cila ishte e planifikuar të mbahet më datë: 29 prill 2020. Mbrëmja muzikore e planifikuar të mbahet, më 29.04.2020, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, është anuluar. Përkundër që Komuna e Rahovecit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rregull në bashkëpunim me policinë e komunës, kërkesa jonë dhe e komunave tjera është anuluar, deri në njoftimin e ardhshëm nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shpresojmë që sa më shpejtë të shfuqizohen vendime të tilla, gjithmonë duke besuar në vetëdijesimin e qytetarëve për respektim të distancës në evente të tilla. Falënderojmë përzemërsisht gatishmërinë e artistëve tanë, duke shpresuar që shumë shpejt do realizohen evente të tilla kulturore dhe relaksuse për qytetarët, sidomos në kohë pandemie.

Faleminderit për bashkëpunim!

Bashkë jemi më të fortë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …