Ramush Haradinaj: Në qeverinë e re AAK do ta këtë zëvendëskryeministrin e parë dhe do t'i drejtojë katër ministri

Ramush Haradinaj: Në qeverinë e re AAK do ta këtë zëvendëskryeministrin e parë dhe do t’i drejtojë katër ministri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me të parin e LDK-së, Isa Mustafa. Haradinaj ka treguar katër ministritë që do të marrë partia e tij si dhe emrat e ministrave. “Tani është praktikë kur arrihet koalicioni që krijohet një lidhje në politikë të jashtme në rend e ligj, në ekonomi  dhe sektore të tjera. Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik teksa Ramë Likaj ministrinë e Arsimit”, ka thënë Haradinaj. Ai thotë se të gjitha detajet e marrëveshjes janë përfunduar dhe se janë gati për seancë e cila mund të mbahet nesër ose në një ditë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …