KKMSH: Nga 52 qytetarë vitias të infektuar me COVID-19, 7 prej tyre janë shëruar

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është diskutuar rreth menaxhimit të situatës së krijuar në komunën e Vitisë, nga virusi pandemik COVID-19. Gjatë këtij takimi u bë me dije se deri me tani numri i të infektuarave në komunën e Vitisë ka shkuar në 52 raste ndërkaq 7 prej tyre janë shëruar. Ndërkaq sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), mbrëmë kanë rezultuar pozitiv edhe 3 persona nga fshati Ramjan i Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoj se kjo komunë po vazhdon me masat parandaluese për mos përhapjen e këtij virusi si dezinfektime dhe klorifikime por edhe po kujdesët për sigurimin e pakove higjienike dhe ushqimore për qytetarët në nevojë. Ai gjithashtu ka kërkuar nga KKMSH që të mbahet kontakti me familjarët e të prekurave me COVID-19 dhe të shikohen nevojat e tyre. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se ata po bashkëpunojnë ngushtë me inspekcionin komunal për të shikuar se a po respektohen rregullat gjatë kohës së pandemisë nga bizneset që veprojnë në Viti. Ndërkaq Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili potencoi se 130 qytetarë të kësaj komune janë në mbikëqyrje dhe bëri me dije edhe numrin e të infektuarave sipas lokaliteteve. Sipas saj numri i të infektuarave është ky: Viti 13, Stubëll 12, Skifteraj 6, Pozheran 6, Ramjan11, Goshicë 3 dhe Smirë 3. Megjithatë KKMSH në Viti, kërkon nga qytetarët që të mbajnë distancën sociale dhe të respektojnë udhëzimet e ekspertëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …