Dyshimet për manipulim votash në Shipol nxisin hetime, balotazhi në Mitrovicë i ngushtë

Pas raportimeve për dyshime për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës, ku Vetëvendosja bëri fushatë deri në orët e para të mëngjesit të zgjedhjeve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet. Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, tha për Reporteri.net se po grumbullohen informacione lidhur me këto pretendime: “Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion.” Nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, Komuna e Mitrovicës shkon në balotazh mes PDK-së dhe VV-së, me një diferencë më pak se 30 votash. Ndërkohë, tri Exit Poll-et e publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhanë një fitore të pastër për PDK-në dhe Arian Tahirin, me rezultate nga 51% deri në 58%, duke nxitur pyetje për përputhshmërinë e të dhënave.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …