Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

E. Hoxhaj: Dilemat e autoriteteve të Serbisë, se a do të mbahet ose jo takimi i Parisit, nuk kanë të bëjnë me Kosovën

Kosova nuk do të merret me dilemat nëse takimi i Parisit, i paralajmëruar për 1 korrik, do të mbahet ose jo, por do të përqendrohet në përgatitjen e parimeve me të cilat do të paraqitet atje karshi palës së Serbisë, theksojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Takimi i Parisit ishte paralajmëruar në takimin e Berlinit, i cili i mbajt më 29 prill, mikpritës të së cilit ishin kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.  Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se që në Samitin e Berlinit, palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, u është bërë ftesa që më 1 korrik të takohen në Paris, nikoqirë të së cilit do të jenë sërish presidenti Macron dhe kancelaria Merkel. Siç thotë ai, vizita e delegacionit të diplomatëve francezë dhe gjermanë, rreth tri javë më parë, në Prishtinë dhe Beograd, ka qenë në funksion të përgatitjes sa më të mirë të takimit të Parisit. Sipas tij, dilemat e ngritura, kryesisht nga autoritetet e Serbisë, se a do të mbahet ose jo takimi i Parisit, nuk kanë të bëjnë me palën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …