Edhe 11 të shëruar nga Malisheva, numri i të shëruarve shkon në 71

Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës është rritur në 71 persona të shëruar, nga COVID-19. Kjo është bërë e ditur tani, pasi sonte përfundimisht janë shëruar edhe 11 qytetarë të tjerë të Komunës së Malishevës, të cilët paraprakisht, ishin të prekur me virusin korona. Shërimi i 11 pacientëve, është konfirmuar nga komunikimi me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi 11 të shëruarit edhe në testin e dytë, kanë rezultuar negativ. Pas këtij lajmi të mirë për Malishevën, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti, i kanë uruar të shëruarit dhe i kanë falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në mospërhapjen e virusit. Edhe katër pacientëve aktiv, nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoti, ju kanë dëshiruar shërim të shpejtë, si dhe thanë se “do të vazhdojmë të përcjellim gjendjen e tyre, deri në shërimin e plotë”.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon:

Nga 76 të prekur me virusin korona, 71 prej tyre janë shëruar, 4 raste janë aktive dhe një rast ka pësuar me fatalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …