Edhe fshati Ramjan ju bashkëngjitet aksionit të pastrimit

Banorët e fshatit Ramjan të Vitisë, kanë zhvilluar një aksion të pastrimit në kuadër të ditëve të pastrimit që po zhvillohet në gjithë territorin e Komunës së Vitisë. Ndërkaq në këtë aksion të pastrimit ku kanë marrë pjesë shumë banorë të këtij lokaliteti ju janë bashkangjitur edhe Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe ushtarë nga Zyra për Monitorim dhe Ndërlidhje (LMT) e KFOR-it Amerikan në Viti. Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni është bërë pastrimi i hapësirës për gjatë rrugës kryesore të fshatit dhe janë grumbulluar rreth 30 thasë mbeturina.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …