Edhe më shumë përkrahje për shëndetësinë në Malishevë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, që me nderë e krenari mban emrin e veprimtarit e doktorit të madh “Shpëtim Robaj”, ka filluar që të rinovohet në tërësi nga komuna e Malishevës. Me këtë rast kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka thënë gjatë vizitës që i bëri zhvillimeve te punimeve se, ne si qeverisje komunale që në ditët e para kemi marrë hapat e duhur për ta rinovuar plotësisht këtë qendër, derisa kjo shtëpi e qytetarëve tanë të ketë kushtet që i meriton. Malisheva Urbane meriton një institucion modern dhe që ofron shërbime shëndetësore efikase, është shprehur kryetari Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë, ambiente të jashtme dhe mur me tulla

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …