leoni

Me ndezjen e flakadanëve përfundojnë aktivitetet  për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Rahovecit i është bashkangjitur aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktivitetet kanë nisur me 5 mars me ndriçimin e OBELISKUN në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish, me 6 mars vizitë në Kompleksin memorial në Prekaz, aktivitetet në këtë datë kanë vazhduar edhe me vizitën e bërë në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish. Aktivitetet kanë përfunduar me 7 mars, me ndezjen e flakadanëve në OBELISKUN në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish, me këtë rast Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se heronjtë e dëshmorët e kombit, si asnjëherë më parë janë mes nesh në natën e zjarreve. “Asgjë nuk i përshkruan më mirë se sa zjarri shpirtrat dhe idealet e atyre që ranë për të shtrenjtën liri. Idealet dhe amanetet e heronjve e dëshmorëve ndriçojnë edhe Rahovecin në Epopenë e UÇK-së e në nderim të heroizmit, të sakrificës e të flijimit të Familjes Jashari nga Prekazi, sot e përgjithmonë, edhe në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve në Gradish. Do të jenë të paharruar. Do të jenë të përjetshëm dhe në themelet e lirisë së kombit dhe shtetit”, ka thënë Kryetari Latifi. Në këto aktivitete i pranishëm ka qenë kryetari i Komunës, Smajl Latifi, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, familjar të dëshmorëve, ish ushtar të UÇK-së dhe qytetarë.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, zjarr dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …