Në ditën e mësuesit kryetari Nura ka vizituar ish-mësimdhënësi i tij, Sokol Qerimi

Një vizitë befas dhe paparalajmërim e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, është realizuar sot te ish-mësimdhënësi i tij, Sokol Qerimi, i cili nuk ka mundur të përmbahet nga lotët, kur kishte parë para derës së shtëpisë së tij, nxënësin e dikurshëm, që sot udhëheq Komunën e Skenderajt. Kjo vizitë është realizuar në Ditën e Mësuesit, si respekt për të nderuar mësuesin e tij të parë. Mësuesi Sokol e ka mirëpritur kryetarin Nura në shtëpi, që shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij. Kryetari Nura me këtë rast i ka dhuruar një buqetë me lule dhe i ka ndarë mirënjohje, për kontributin e tij në mësimdhënie dhe arsimimin e gjenerata ndër vite. Kryetari Nura ua ka uruar të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …