Edhe në komunën e Deçanit ka nis vaksinimi masiv i qytetarëve

Ka filluar vaksinimi në masë edhe në komunën e Deçanit, bazuar në planin shtetëror për vaksinim kundër virusit Covid-19. Për të parë nga afër procesin e vaksinimit, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e shëndetësisë Musa Berisha, kanë qëndruar në QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan për të pa nga afër se si po ecën procesi i vaksinimit. Me angazhim të lartë në këtë vend po punon stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë  Familjare (QKMF), të cilët edhe një herë i falënderova për punën dhe vullnetin e tyre për t`iu shërbyer pacienteve të komunës tonë tha kryetari Ramosaj. Të dashur qytetarë, ky proces është i një rëndësie të veçantë andaj për të mirën tonë të përbashkët duhet të bëhemi pjesë e procesit të vaksinimit.

Shfrytëzoni rrugët për tu vaksinuar, aplikoni online https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration ose direkt në QKMF në Deçan për personat me sëmundje kronike ose mbi moshën 65 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …