Ujku zbret në fshatin Strellc i Epërm

Është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm i komunës së Deçanit, mbrëmë në orët e vona të 16 qershorit. Së paku 12 copë dele i ka mbytur ujku tregon pronari i kësaj ferme. “Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe e trishtueshme tregon pronari i kësaj ferme. Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mund ti mbys delet. Drejtori e Bujqësisë në komunën e Deçanit bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku. Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj u ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur këtë teren dhe mund ti sulmoi edhe kopetë tjera që ka ky fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …