Edhe në Vraniç, u përkujtuan dëshmorët dhe të rënët

Tubim përkujtimor është mbajtur edhe në fshatin Vraniç. Edhe këtu kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka nderuar dëshmorët me një fjalim rasti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule. “Rrugëtimi deri te liria ishte fryt i një përpjekje me qindra vjet, i një dëshire dhe përkushtimi që në gjenerata tregoi guxim e vendosmëri për ta realizuar çlirimin përfundimtar nga okupatori serb. Gatishmëria jonë pati vullnet të tregonte secilën formë të angazhimit për liri dhe pavarësi”, ka thënë kryetari Muharremaj, para pjesëmarrësve të tubuar në Vraniç. Më pas me një fjalë rasti është paraqitur edhe udhëheqësi të fshatit, kryetar të organizatave të dala nga lufta ish epror të UÇK-së dhe të tjerë. Kurse pas programit artistik janë bërë homazhe dhe janë vendos kurora me lule.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …