Brickos

Edhe një produkt tjetër në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Komunën e Deçanit

Në kuadër të projektit NaturKosovo, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z. Isuf Demhasaj, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës CELIM, z. Valon Mejzini, për pranimin e dy automjeteve Land Rover Defender 110, që do të shfrytëzohen për aktivitetet turistike dhe transportin e turistëve nga Qendra e Vizitorëve deri tek Via Dinarica. Me anë të këtyre automjeteve do të bëhet rikuperimi dhe mirëmbajtja e shtegut në pjesën kosovare të Via Dinarica, në mënyrë që ky shteg të jetë i aksesueshëm nga turistët në atë zonë. Këto produkte rritin kapacitetin e shërbimeve turistike të Deçanit, duke ndikuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …