Rinovohet Objekti i Qendrës për Punë Sociale në Skenderaj

Pas përfundimit të renovimit të objektit të Qendrës për Punë Sociale, i cili u realizua në bashkëpunim mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Kosova, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezartë Hasani – Ibrahimi, kanë vizituar këtë institucion, për të parë nga afër finalizimin e procesit të renovimit. Hapësira brenda Qendrës për Punë Sociale duket e rinuar, falë këtij projekti të përbashkët, dhe shërbimi ndaj qytetarëve ofrohet në kushte shumë më të mira se para kohës së vërshimeve të 19 janarit, të cilat e kishin dëmtuar infrastrukturën e objektit të QPS-së.

Mund të jetë një imazh i brenda

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …