Edhe sot dështoi të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për abuzimet e mundshme të Qeverisë me rezervat shtetërore

Edhe sot  ka dështuar mbajtje e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar,  që ka të bëjë me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kjo pas mospjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk po marrin pjesë në mbledhje në mënyrë që të pengohet puna e komisionit. Sipas tij, e mungesa e deputetëve të LV-së në komision është duke krijuar dyshime se pretendimet për keqpërdorime të jenë fakte. Po e shini që prapë mungojnë deputetët e partisë në pushtet që siç duket kanë marrë obligim që ta bojkotojnë këtë komision. Mosardhja e tyre është vetëm pengim i punës së këtij komisioni. Sot kemi pasur dy pika të rëndësishme pa të cilat ky komision nuk mund të funksionoj. Prapë puna e Komisionit po pamundësohet për shkak të deputetëve të LV-së dhe të gjithë atyre që kanë thirrur për drejtësi”, ka thënë Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …