Edi Rama: Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Edi Rama: Nuk bëjnë asnjë kompromis për çështjet e drejtësisë, pasi kjo drejtësia e re është më kokëfortë se çdo gjë tjetër

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, duke folur me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, komentoi edhe kërcënimin grek për çështjen “Beleri”. Ai tha se buk bëjnë asnjë kompromis për çështjet e drejtësisë. Kjo lidhet me politikën dhe marrëdhëniet politike dhe besoj që nuk duhet të keni asnjë shqetësim. Besoj shumë se nuk do të kemi asnjë humbje kohe sepse do të gjejmë gjuhën edhe për këtë, gjithmonë me mirëkuptimin që në asnjë çështje të drejtësisë, dhe për asnjë çështje të drejtësisë, ne nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me askënd dhe pa asnjë arsye. Ky mirëkuptim është shumë i qartë për ne por nga ana tjetër, besoj se është i qartë për të gjithë në BE, ndërkohë që jam i bindur se me fqinjët tanë ne do të arrijmë së bashku që të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje, të cilës patjetër nuk ia heqim rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm sepse drejtësia që ne duam është më kokëfortë se ne. Thënë të gjitha këto, puna jonë e përbashkët do të vazhdojë pavarësisht nga, ju tanimë e keni mësuar rrugën për në Bruksel dhe sa herë të jetë e nevojshme, e dini si shkohet atje dhe se çfarë duhet të bëni atje, ka nënvizuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …