Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

Edhe sot ka vazhduar seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Ka përfunduar seanca  e sotme gjyqësore e Gjykatës Speciale kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinajku ka folur Zenka Pumper. Në shtator të vitit 2020, hetueses së Prokurorisë, iu ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3. Avokati i Hysni Gucatit, Xhonatan  Elistan Ris e ka pyetur dëshmitaren rreth paketës numër 3 në të cilën ka dokumente të klasifikuara si konfidenciale, për çka ajo ka thënë se nuk e di kush i ka klasifikuar ato si konfidenciale.  Gjatë seancës, avokati e ka pyetur hetuesen rreth dorëheqjes së ish zëvendës-prokurorit  dhe nëse do të duhej mbaheshin nën vëzhgim zyrat e OVL-UÇK pas 7 shtatorit, në mënyrë që parandalohej rrjedhja e dokumenteve të tjera. Me urdhër të trupit gjykues, pjesët ku duhet të përmenden emra që lidhen me dëshmitarët apo dëshmitarët e mundshëm, nuk duhet të jenë publike. Dëshmitarja, Zenka Pumper, iu ka përgjigjur mbrojtjes së avokatit, Xhonatan Ris, ku shumë prej pyetjeve janë kundërshtuar nga prokuroja Valeria Boliçi. Zenka Pumper ka thënë se vendimi për mbajtjen nën vëzhgim, të zyrës së OVL-UÇK ka qenë i prokurorit të specializuar dhe zëvendësit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …