Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e harroi flamurin dhe bashkimin kombëtar kur mori postin e kryeministrit. “Kurti harroi flamurin dhe Bashkimin Kombëtar kur hyri në zyrën e Kryeministrit’’, ka thënë Rama pasi që Kurti pranoi në atë kohë flamurin dhe simbolet shtetërore ndërkohë nuk përmendi më bashkimin me Shqipërinë. “Albini bën edhe lojë me dy porta. Del në protestë kundër qeverisë së vetë, pastaj me deklarata skandaloze kundër Qeverisë tjetër. Unë nuk e kam ndërmend t’i bëjë konkurrencë askujt e as në Kosovë. Nuk jam aq i zoti’’, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …