Edi Rama: Asambleja e madhe e OKB-së nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa pranimin e Kosovës

Edi Rama: Asambleja e madhe e OKB-së nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa pranimin e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës. “Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë. Rama tha se në 13 vite pavarësi të Kosovës, ajo i ka sjellë më shumë para dhe stabilitet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogu Kosovë-Serbi për njohje të ndërsjellë. “Vetëm kuraja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama. Gjatë fjalës në Sesionin e 76-të të Asamblesë së OKB-së, ai foli edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …